Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Kievi në terr pas sulmeve ruse

13
Fillimisht më shumë se 10 milionë ukrainas mbetën pa energji elektrike pas një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike.

14
Sipas kompanisë shtetërore të energjisë “Ukrenergo”, rrjeti energjetik në vend është duke punuar në limite pasi ulja e temperaturave dhe dëmtimet e shumta si pasojë e sulmeve të reja nga raketat ruse e kanë bërë të pamundur furnizimin me kohë të plotë të qytetarëve.

15
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për "terrorizëm energjetik" mbi sulmet e saj të përsëritura në infrastrukturën kryesore.

16
“Vetë fakti që Rusia i është drejtuar terrorit kundër sektorit të energjisë tregon dobësinë e armikut”, tha Zelensky.