Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore qe disa javë rresht, duke lënë në terr miliona ukrainas, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Kiev.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Kievi në terr pas sulmeve ruse

1
Pas sulmeve ajrore ruse që goditën Ukrainën, në shumicën e qyteteve të vendit është rikthyer energjia elektrike, përveç në kryeqytet.

2
Kievi mbetet ende me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve ruse të 23 nëntorit.

3
Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, tha vonë më 24 nëntor se 60 për qind e qytetit ende nuk ka energji elektrike.

4
Ai shtoi se prioritet mbetet edhe furnizimi me ujë dhe transporti publik.