Një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik. Katedralja e Shpërfytyrimit e Kishës Ortodokse Ukrainase, e lidhur me Moskën, është dëmtuar dukshëm nga raketat.
Katedralja ortodokse në Odesë dëmtohet rëndë nga raketat ruse

1
Katedralja Spaso-Preobrazhensky, apo Katedralja e Shpërfytyrimit, është kisha më e madhe ortodokse e Odesës, dhe është shenjtëruar më 1809.

2
Katedralja ishte shkatërruar nga autoritetet sovjetike më 1939, por është rindërtuar më 2003.

3
“Ikona e Kasperovit e Nënës së Zotit, mbrojtëse e Odesës, është nxjerrë përfund rrënojave”, ka thënë administrata ushtarake e Odesës në kanalin e saj në Telegram.

4
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka thënë se Odesa është goditur nga të paktën pesë lloje raketash, përfshirë raketa Onyx me precizitet të lartë, raketa lundruese det-breg Kalibr, dhe raketa balistike Iskander.