Prokuroria franceze nisi një hetim për shkakun e zjarrit, i cili shkatërroi pjesën më të madhe të çatisë dhe shkaktoi rrëzimin e majes. Katedralja, e cila daton në shekullin e 12-të, ishte në mes të rinovimeve.
Katedralja Notre Dame përmes fotografive
Katedralja Notre Dame në Paris, një nga monumentet më të vizituara në botë, u kap në flakë më 15 prill.

1
Dy kullat e Katedrales Notre Dame në Paris. Qershor, 1998.

2
Shtëllunga tymi nga zjarri që përfshiu katedralen më 15 prill, 2019.

3
Katedralja Notre Dame në një fotografi të vitit 1987.

4
Një pamje e majes para se të rrëzohej nga flakët më 15 prill, 2019. Maja ishte ndërtuar gjatë një restaurimi të katedrales në shekullin e 19-të.