Rrugët në Kashmir janë të qeta, përderisa tensionet janë në rritje pas vendimit të Indisë për të shfuqizuar autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir. Raportet mes Indisë dhe Pakinstanit janë përshkallëzuar, pasi te dyja këto vende kanë pretendime ndaj Kashmirit.
Kashmiri 'në dry'

9
Një autobus i policisë po e bllokon rrugën. Drejtuesit e Kashmirit paralajmëruan për reagim të dhunshëm ndaj revokimit të autonomisë së tij. Militantët po luftojnë kundër sundimit indian për gati 30 vjet, në një konflikt që ka marrë më shumë se 50.000 jetë.

10
Policia indiane jashtë dyqaneve të mbyllura në Srinagar. Pakistani ka dobësuar lidhjet diplomatike me Indinë dhe ka pezulluar tregtinë në shenjë proteste ndaj masës së autoriteteve në New Delhi.

11
Një banor i Kashmirit duke ecur pranë një grafiti ku shkruan "Shpëtoje Kashmirin". Kryeministri pakistanez Imran Khan e krahasoi partinë qeverisëse të Indisë me nazizmin dhe shkroi në Twitter: "Ekziston një përpjekje për të ndryshuar demografinë e Kashmirit me anë të spastrimit etnik".

12
Ram Madhav, udhëheqësi i lartë i Partisë qeverisëse të Indisë Bharatiya Janata, u përgjigj: "Kërcënimi për botën demokratike vjen nga terrorizmi xhihadist i sponsorizuar nga Pakistani, dhe jo nga India".