Ecja për mbijetesë
Me moton “Zbulimi i hershëm-mbijetesë” të premten në Prishtinë u mbajt manifestimi me karakter informativ dhe kulturor, si dhe ecja tashmë tradicionale me qëllim vetëdijesimin për rrezikun nga kanceri i gjirit. Ky manifestim u mbajt nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës, ndërsa u organizua nga Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta/Vita”, për herë të 16-të. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Sipas statistikave, një në tetë gra në botë preket nga kanceri i gjirit.

10
Sipas të dhënave, brenda vitit në Kosovë diagnostikohen rreth 400 persona me kancer në gji.

11
Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit në gji.

12
Të pranishmit theksuan se kontrollet e shpeshta mjekësore rritin shanset për mposhtjen e kancerit në gji.
Facebook Forum