Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës. Harris tashmë ka hyrë në histori si gruaja e parë me ngjyrë që shërben si nënpresidente e SHBA-së. Dikur avokate, kryeprokrurore shtetërore dhe senatore, Harris ka pasur gati katër vjet për ta dëshmuar veten në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. (Përgatiti: Trim Haliti)
Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit
- Radio Evropa e Lirë
- AP
- Reuters

9
Harris, e fotografuar me senatorin Cory Booker (demokrat nga Nju Xhersi), në një seancë të Komisionit për Drejtësi të Senatit, më 16 qershor 2020, ishte përkrahëse e fuqishme e reformës gjithëpërfshirëse në polici, pas vrasjes së George Floydit dhe protestave mbarëkombëtare kundër brutalitetit policor.

10
Ish-nënpresidenti Joe Biden (majtas) duke u sfiduar nga asokohe senatorja Harris për kundërshtimet e dikurshme të tij ndaj masave për përfundimin e ndarjes racore në shkolla, në vitet e ’70-ta.
“Ka qenë një vajzë e vogël nga Kalifornia, e cila ishte në klasë të dytë në një shkollë të integruar publike, dhe ajo shkonte në shkollë me autobus çdo ditë. Ajo vajzë e vogël isha unë”.
“Ka qenë një vajzë e vogël nga Kalifornia, e cila ishte në klasë të dytë në një shkollë të integruar publike, dhe ajo shkonte në shkollë me autobus çdo ditë. Ajo vajzë e vogël isha unë”.

11
Harris, e fotografuar me Bidenin, pasi të dytë pranuan nominimin e demokratëve në Miluaki, Uiskonsin, më 20 gusht, për të përfaqësuar partinë e tyre si kandidatët për president, përkatësisht nënpresidente, në zgjedhjet e vitit 2020.

12
Harris, e fotografuar me Bidenin gjatë fushatës zgjedhore, në shkollën e lartë Alexis Dupont, në Uilmington, Delauer, në gushtin e 2020-tës. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë e përbashkët, pasi Biden e zgjodhi atë për të garuar së bashku në zgjedhje.