Që prej pushtimit nga Rusia në shkurt, ngjyrat kaltër dhe verdhë të flamurit ukrainas janë projektuar dhe pikturuar në objekte të famshme nëpër botë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kaltër dhe verdhë: Flamuri ukrainas bëhet simbol global

13
Ndërtesa e Qeverisë së Metropolit të Tokios, në Japoni, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar ukrainas, më 1 mars.

14
Një ish-hotel i braktisur në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev, më 27 shkurt. Mbishkrimi sipër ndërtesës thotë “Jo luftës”.

15
Të rinjtë duke ngjyrosur figura që paraqesin ushtarë sovjetikë, në një park në qendër të Sofjes, në Bullgari, më 27 shkurt.

16
Ukrainas të grumbulluar afër objektit të Komunës së Lisbonës, në Portugali, më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.