Cungimi i të drejtave të grave pas kthimit të talibanëve
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një luftëtar taliban duke bërë roje ndërsa gratë presin të marrin shujta të shpërndara nga një grup ndihme humanitare në Kabul në maj. Grupet humanitare vlerësojnë se rreth 30 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë.

10
Gratë e veshura me burka mbajnë pankarta që kërkojnë të drejtat e tyre për arsimim në Mazar-i-Sharif në qershor.
Grave u është ndaluar arsimimi universitar dhe mundësitë e tyre për punë janë kufizuar kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Grave u është ndaluar arsimimi universitar dhe mundësitë e tyre për punë janë kufizuar kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

11
Një nuse, pjesë e një dasme masive, për familjet që nuk mund t'i përballojnë shpenzimet për dasmë në Kabul, korrik.
Policia fetare e talibanëve ka urdhëruar pronarët e sallave të dasmave të mos lejojnë muzikë dhe të mos përfshihen në aktivitete që bien ndesh me vendimet islame. Talibanët e konsiderojnë muzikën si kundër mësimeve të islamit.

12
Një grua duke hyrë në një sallon bukurie në Kabul ku reklamat me gra janë shfytyruar. Fytyrat e grave janë mbuluar pa shije nga reklamat dhe muralet anembanë vendit.