Më 5 gusht India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht. India ka vendosur kufizime të ashpra, përderisa tensionet me Pakistanin ende nuk janë qetësuar.
Jeta në Kashmir pas heqjes së autonomisë

1
Një grua ecë nëpër rrugët e boshatisura të Kashmirit. India, pas revokimit të autonomisë ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe kufizime të lëvizjeve.

2
Dhoma e pritjes së një hoteli është e zbrazët. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se revokimi i autonomisë do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

3
Një grua kalon pranë një xhamie në Kashmirin e banuar me shumicë myslimane.

4
Burrat ngasin një motoçikletë në një treg të mbyllur.