Në Izrael të martën po mbahen zgjedhjet kombëtare, që shihen si referendum për kryeministrin aktual, Benjamin Netanyahu. Hulumtimet aktuale të opinionit tregojnë se partia e tij, Likud, është prapa Unionit Sionist të liderit, Isaak Hercog. Derisa bota po vështron se çfarë do të sjellin rezultatet në procesin e paqes së Izraelit e Pakistanit, këto fotografi të pikturuara me dorë tregojnë jetën në rajonin që është krejt ndryshe nga Lindja e Mesme e ditëve të sotme, nga viti 1919.
Izraeli dhe Bregu Perëndimor 100 vjet më parë
1
Panorama e Jerusalemit, 1919. Ky qytet mbahet nga Izraeli dhe Palestina. Më 1919, Jerusalemi dhe Palestina ishin pushtuar nga forcat britanike, që kishin shpëtuar rajonin nga Mbretëria Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.
2
Porta e Damaskut, një nga hyrjet kryesore në Jerusalem. Qyteti aktualisht ka një popullsi prej 780,000 banorësh. Në vitin 1920, sipas të dhënave nga Lidhja e Kombeve, tërë Palestina kishte 700,000 banorë.
3
Një dyqan në Jerusalem. Më 1919, arabët kanë përbërë 90 për qind të popullsisë së Palestinës, sipas raporteve. Pas 4 viteve, 40,000 çifutë erdhën nga Evropa.
4
Artizanale tradicionale.