Ndërlidhjet

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Krejt çfarë tha Rubin në përmbyllje të dëshmisë në Hagë

• Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka përfunduar dëshminë treditore në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

• Gjatë tre ditëve, ai ka folur për rolin e Thaçit në luftë, për bisedimet në Rambuje dhe ka pasur kritika për vetë gjykatën.

• Rubin tha se UÇK-ja nuk kishte një komandë efektive, duke theksuar se nuk mendonte se Thaçi ishte një komandant kryesor i UÇK-së.

• Rubin tha se SHBA-ja fillimisht e përshkruante UÇK-në si terroriste, por më pas ndryshoi mendim për të.

• Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

08:32

Përshëndetje të nderuar lexues,

Po e fillojmë mbulimin tonë të drejtpërdrejtë të ditës së tretë të dëshmisë së mbrojtjes në gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë mohuar akuzat.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të përmbyllë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Kreu i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith III, sot do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje, nëse vendos ta bëjë këtë. Po ashtu, të drejtën për pyetje plotësuese e kanë edhe ZPS-ja dhe avokatët mbrojtës.

Qëndroni me ne!

XS
SM
MD
LG