Ndërlidhjet

Pasojat nga sulmet iraniane në Izrael, më 24 qershor.
Pasojat nga sulmet iraniane në Izrael, më 24 qershor.

Drejtpërdrejt Trump: Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin

• Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit, rreth tri orë pasi u pajtua në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Donald Trump.

• Ministri izraelit i Mbrojtjes u zotua për “përgjigje të fuqishme” me sulme kundër caqeve të regjimit iranian.

• Irani e mohoi sulmin raketor, sipas televizionit shtetëror, ndërsa tha se ishte Izraeli që shkeli armëpushimin.

• Presidenti i SHBA-së tha se që të dyja palët shkelën armëpushimin.

13:26

Trump qorton Izraelin

Pak pasi deklaroi se Izraeli dhe Irani kishin shkelur marrëveshjen e armëpushimit që ai kishte ndërmjetësuar, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin të mos lëshojë më bomba në Iran.

"IZRAEL. MOS I LËSHO ATO BOMBA. NËSE E BËN, ËSHTË SHKELJE E MADHE. KTHE PILOTËT NË SHTËPI, TANI! DONALD J. TRUMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA", shkroi ai në platformën Truth Social.

Trump tha, më herët, para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se Izraeli duhet "të qetësohet".

"Izraeli, sapo ne e arritëm marrëveshjen, doli dhe lëshoi një mori bombash, aso që kurrë s'i kisha parë më herët, sasinë më të madhe që kemi parë", u shpreh Trump.

"Ne, praktikisht, kemi dy vende që po luftojnë që një kohë të gjatë dhe aq fort, saqë ato nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë", deklaroi presidenti amerikan.

Trump duke folur para gazetarëve.
Trump duke folur para gazetarëve.
13:04

Trump thotë se Izraeli dhe Irani e shkelën armëpushimin me sulme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se si Izraeli, ashtu edhe Irani kanë shkelur kushtet e armëpushimit, me sulmet e ndërmarra pas një afati për ndërprerjen e armiqësive në mëngjesin e së martës.

Trump e bëri këtë deklaratë para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, para se të nisej për një samit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në Hagë të Holandës.

Ai shprehu zhgënjimin e tij me vazhdimin e sulmeve.

"Ata [iranianët] e kanë shkelur atë [armëpushimin], por edhe Izraeli e ka shkelur", deklaroi Trump.

"Nuk jam i kënaqur me Izraelin", tha presidenti amerikan.

Trump në Uashington, më 24 qershor 2025.
Trump në Uashington, më 24 qershor 2025.


12:49

Irani akuzon Izraelin se kreu sulme pas armëpushimit

Izraeli ka goditur Iranin në tri faza, deri në orën 9 të mëngjesit të së martës, sipas kohës lokale, tha zëdhënësi i shtabit qendror të ushtrisë iraniane, sipas televizionit shtetëror iranian, raporton Reuters.

Televizioni shtetëror iranian tha më herët se armëpushimi do të hynte në fuqi në Iran nga ora 7:30 e së martës, sipas kohës lokale, teksa forcat e armatosura të Iranit akuzuan Izraelin për kryerje të sulmeve pas kësaj kohe.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit, organi më i lartë i tij i sigurisë, tha më herët se forcat e tij të armatosura janë të përgatitura për t'iu "përgjigjur bindshëm" sulmeve të reja.

12:41

Pasojat nga sulmet iraniane në Izrael

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë publikuar pamje të sulmeve iraniane në qytetin Bersheba, në jug të Izraelit, të martën:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG