India është shndërruar në epiqendrën e pandemisë COVID-19. Ky shtet, me 1.3 miliard banorë, po përballet me mungesë të shtretërve të lirë në spitale dhe me furnizime me oksigjen. Nëpër rrugët e Nju Dehlit dhe në vende të tjera, trupat e viktimave nga koronavirusi, po digjen nëpër krematoriume të improvizuara. Shtetet e ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë janë zotuar se do ta ndihmojnë Indinë me pajisje mjekësore.
Vala vdekjeprurëse e pandemisë në Indi

1
Kjo grua ngushëllohet nga një i afërm i saj, pasi bashkëshorti i vdiq nga koronavirusi. Amedabad, Indi, 26 prill, 2021.

2
Këta persona qëndrojnë pranë trupit të pajetë të një personi që vdiq nga koronavirusi. Në Nju Delhi, janë ngritur disa krematoriume të improvizuara, ku po digjen trupat e pajetë të pacientëve me COVID-19. Nju Delhi, Indi, 26 prill, 2021.

3
Spitalet në Indi kanë mungesë të oksigjenit. Banorët po kërkojnë nëpër rrjete sociale oksigjen për familjarët e tyre. Ekspertët thonë se gjendja më e rënduar paraqitet në spitalet e vogla, të cilat nuk kanë oksigjen qendror, por përdorin cilindra të oksigjenit.

4
Krematorium i improvizuar në Nju Delhi. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India ka regjistruar mbi 197 mijë viktima, që prej fillimit të pandemisë.