Shkatërrimi i Vinicijas, qytetit historik të Ukrainës
Puna e ekipeve të shpëtimit vazhdoi më 15 korrik, pas sulmit rus me raketa një ditë më parë në qytetin ukrainas Vinicija që vrau të paktën 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë, dhe la shumë të tjerë të pagjetur. Këto pamje kanë shkaktuar zemërim në mbarë botën. (Përgatiti: Erjonë Popova)

5
Njollat e gjakut shihen në një makinë të dëmtuar. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin si "një akt të hapur terrorizmi".

6
Ky imazh tronditës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar zemërim në mbarë botën. Imazhi tregon trupin e pajetë të 4-vjeçares Liza Dmitriyeva.

7
Nëna e 4-vjeçares së vrarë, Iryna, humbi njërën këmbë dhe është në koma. Ky imazh grafik, i siguruar nga Shërbimet e Urgjencës ukrainase, dokumenton lëndimin e tmerrshëm.

8
Bashkimi Evropian e dënoi fuqishëm sulmin si një "mizori" dhe tha se ai është "më i fundit në një seri të gjatë sulmesh brutale që synojnë civilët dhe infrastrukturën civile".