.
Hungarezët protestojnë në mes të vështirësive ekonomike në rritje
Një nga protestat më të mëdha që ka ndodhur në Budapest në dekadat e fundit është ajo e 23 tetorit. Qytetarët hungarezë protestuan për shumë çështje, mes tyre për pagat dhe gjendjen e mësuesve në mes të vështirësive ekonomike në rritje, nën udhëheqjen e liderit populist, Viktor Orban. (Përgatiti: Erjonë Popova)

1
Protestuesit ecin nëpër Urën e Lirisë së Budapestit, më 23 tetor.
Kjo ishte një nga protestat më të mëdha me të cilat është përballur qeveria e Viktor Orbanit. Protestuesit u mblodhën për një sërë çështjesh, duke përfshirë pagat për mësuesit dhe situatën e rëndë ekonomike në Hungari.

2
Një protestues mban në dorë një pankartë që tregon presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, brenda një flamuri hungarez të epokës komuniste.
Hungaria është goditur rëndë nga rritja masive e inflacionit që nga fillimi i vitit 2021.

3
Turma në qendër të Budapestit më 23 tetor.
Norma aktuale e inflacionit të Hungarisë është rreth 20 për qind. Ndërsa vlera e forintës ka rënë me 25 për qind kundrejt dollarit gjatë vitit të kaluar.

4
Gratë mbajnë një pankartë ku pyesin: "Kush do të jap mësim nesër?"
Që nga fillimi i vitit shkollor 2022, mësuesit dhe studentët kanë mbajtur demonstrata në Budapest dhe gjetkë për të treguar mbështetje për mësuesit e shkarkuar për shkak të bashkimit me protestat e mëparshme.