Vazhdon evakuimi i turistëve dhe vendësve mes luftës me zjarret në ishujt grekë
Autoritetet në Greqi kanë evakuuar rreth 2.500 persona nga ishulli grek i Korfuzit, të hënën, teksa zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre të egra në Greqinë e dërrmuar nga i nxehti ekstrem. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë ikur nga flakët në ishullin e Rodos, teksa shumë turistë të frikësuar janë përpjekur të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Turistët dhe banorët kanë kaluar netët në palestra, shkolla dhe qendra konferencash në hotele në ishull.

10
Disa kompani udhëtimesh i kanë pezulluar fluturimet turistike drejt Rodosit, por u kanë dalë në ndihmë të huajve për t’i kthyer në shtëpi.

11
“Është situatë e paprecedentë për ishullin”, ka thënë Panagiotis Dimelis, kryetar i këshillit të fshatit Arkangelos, në një prononcim për Skai TV, duke shtuar se shumë banorë kanë nxituar t’i shpëtojnë turistët.

12
Në Athinë, ministria e Jashtme ka thënë se ka ngritur një njësit për menaxhim krize për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të huaj në Greqi, për shkak të zjarreve të vazhdueshme pyjore.