Vit i vështirë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Dy qeveri të rrëzuara brenda vitit. Një president i dorëhequr, si dhe arrestime të figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë ndër ngjarjet kryesore që karakterizuan Kosovën gjatë vitit 2020.
Krizë mbi krizë

21
21 dhjetor 2020 - Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së. Qeveria u rrëzua dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.