Drejt territ: Gjermanët përgatiten për dimër pa gaz rus
Dritat janë fikur në monumentet e famshme dhe gjermanët po grumbullojnë dru dhe qymyr pasi rrjedhat e gazit nga Rusia po bëhen gjithnjë e më të pasigurta. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një punëtor duke çmontuar poçat e një llambe rruge me gaz në Berlin më 10 gusht.
Kremlini duket se po përdor gazin si levë për të bërë presion ndaj Gjermanisë, e cila e mbështetë Ukrainën. Prurjet e gazit rus përmes gazsjellësit Nord Stream 1, u ulën në më pak se 20 për qind të kapacitetit në korrik, pasi Gazpromi rus tha se do të bëheshin "riparimet e pajisjeve".

6
Shtylla e Fitores e Berlinit është ndër monumentet që nuk janë ndriçuar.
Më 24 gusht, Gjermania miratoi masa drastike për të ulur përdorimin e energjisë, duke përfshirë kufizimin e ngrohjes në 19 gradë celsius (66 gradë Fahrenheit) brenda ndërtesave publike dhe fikjen e ndriçimit estetik në monumente. Gjithashtu, po shqyrtohet edhe ndalimi i pishinave të ngrohta private.

7
Bashkia e Augsburgut dhe sheshi përreth normalisht janë të ndriçuara në mbrëmje.
Nga shtatori, rrjeti hekurudhor i Gjermanisë do t'u japë përparësi trenave që transportojnë qymyr dhe naftë, që do të thotë se trenat e pasagjerëve do të duhet të presin ndërsa vagonët e karburantit kalojnë.

8
Një ekskavator për nxjerrjen e qymyrit të kaftë duke punuar në minierën Tagebau Hambach më 17 gusht.
Industria e qymyrit në Gjermani aktualisht ka shënuar rritje të shitjeve, ndërsa konsumatorët përgatiten për dimër dhe faturat e gazit për familjet po rriten.

Facebook Forum