Rrugëtimi mes rrënojash i fëmijëve palestinezë për ujë
Fëmijët në Gaza marrin ujë nga pikat e grumbullimit, duke udhëtuar nëpër rrugët plot pluhur nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë tetë muajve të luftimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Qindra mijëra palestinezë janë buzë urisë pas nisjes së luftës në Gazë, e nxitur nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian

6
Një djalë palestinez mbulohet që të mbrohet nga dielli duke përdorur bluzën e tij, ndërsa pret të mbushë ujë në Han Junis, maj 2024.

7
Një burrë palestinez dhe fëmijët shtyjnë një karrocë me enë të mbushura me ujë, në Han Junis, 3 qershor 2024.

8
Një vajzë e vogël mbush një enë me ujë pranë një tende ku është shkruar një mesazh falënderimi për studentët e universiteteve që protestuan në mbështetje të tyre, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe palestinezëve, në Rafah në jug të Rripit të Gazës, 2 maj 2024