I jepet lamtumira Papa Benediktit XVI
Mijëra persona u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për varrimin e Papës Emeritus Benedikti XVI, teologut gjerman, që bëri histori duke u tërhequr nga drejtimi i Kishës Katolike. Ceremoninë e varrimit e udhëhoqi Papa Françesku. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Kardinalët duke marrë pjesë në funeralin e ish-Papës Benedikt.

6
Sipas ritit të varrimit, arkivoli i Papa Benediktit dërgohet nga bazilika dhe vendoset para altarit, ndërsa besimtarët thonë lutje. Ky ritual është i bazuar në kodin që është përdorur edhe për papët e tjerë që kanë vdekur, por në këtë rast janë bërë disa modifikime, pasi Benedikti nuk ishte papë në detyrë kur vdiq.

7
Papa Françesku duke kryesuar ceremoninë e varrimit të Papa Benediktit në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 5 janar 2023.

8
Në këtë ngjarje morën pjesë krerë të shteteve dhe përfaqësues të mbretërive, pavarësisht se Benedikti kishte kërkuar që varrimi i tij të mos ishte një ngjarje e madhe.
Facebook Forum