Nga lufta në Ukrainë deri te trazirat masive në Kazakistan dhe një tualet i pazakontë në Malin e Zi, ju paraqesim disa prej fotografive më mahnitëse të vitit 2022, të shkrepura nga fotografët e Radios Evropa e Lirë.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Viti 2022 në objektivin e fotografëve të REL-it

13
Rezervati natyror Altin Dala, në rajonin Kostanai, në Kazakistan, më 22 qershor. Ky është vendi ku shkencëtarët kujdesen për popullatën e kulanëve, një specie kafshësh vendëse në Azinë Qendrore, të cilët duken të ngjashëm me gomarët, por janë po aq të shpejtë dhe të zhdërvjellët sa kuajt.

14
Gjeorgjianët duke marrë pjesë në një tubim në mbështetje të integrimit evropian, në Tbilisi, Gjeorgji, më 24 qershor.

15
Arkivolet që përmbajnë mbetjet mortore të 50 viktimave, të identifikuara së voni, të gjenocidit të Srebrenicës, të vendosura brenda një salle në Potoçari, Bosnje e Hercegovinë, më 10 korrik, para varrimit. Bosnje e Hercegovina shënoi përvjetorin e 27-të të vrasjes së mijëra burrave dhe djemve myslimanë të Bosnjës nga forcat serbe të Bosnjës, gjatë Luftës së Bosnjës në vitet ’90.

16
Shpërndarësit me biçikleta duke luajtur shah dhe duke bllokuar trafikun në urën “Margit”, në Budapest, Hungari, më 18 korrik, teksa protestonin kundër ndryshimeve të një sistemi të thjeshtëzuar taksash, i njohur si KATA. Kritikët thanë se ndryshimet do t’i dëmtojnë bizneset e vogla dhe do t’i prekin qindra mijëra njerëz.