Radio Evropa e Lirë bëri një përzgjedhje fotografish që shënuan javën e 18-të të vitit 2024 në rajonet ku ajo transmeton program. (Përgatiti: Valona Tela)
Fotografitë e javës

1
Gra dhe fëmijë afganë në një rrugë pranë fshatit Shah Mari, në rrethin Argo të provincës Badakhshan.

2
Punëtoret gra duke marshuar në Ditën Ndërkombëtare të Punës në Lahore të Pakistanit.

3
Protestuesit ndihmojnë një të plagosur gjatë një tubimi në Tbilisi, pasi policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji. Protestuesit u mblodhën jashtë Parlamentit të Gjeorgjisë më 1 maj, pasi një projektligj i diskutueshëm për "agjentët e huaj" kaloi në leximin e dytë. Projektligji shkaktoi javë të tëra protestash dhe paralajmërime nga Brukseli se ai mund ta rrezikojë të ardhmen evropiane të Gjeorgjisë.

4
Oficerët e policisë armene arrestojnë një protestuese në Jerevan, gjatë një proteste kundër transferimit të disa tokave në Azerbajxhan. Protestuesit shpresojnë t'i pengojnë planet e Armenisë për të rikthyer kontrollin e katër fshatrave të braktisura azerbajxhane, të pushtuara gjatë viteve 1990.