Radio Evropa e Lirë ka përmbledhur disa nga fotografitë më të mira të javës së 17-të të vitit në rajonet ku transmeton program.
(Përgatiti: Valona Tela)
Fotografitë e javës
1
Silueta e një bariu iranian duke u kujdesur për delet e tij në një kodër jashtë Teheranit.
2
Yevhen Honcharko nga Ukraina (lart) duke garuar kundër Lennart Slambergerit nga Gjermania në Kampionatin Evropian të Xhudos në Sofje.
3
Njerëzit shijojnë çeljen e luleve në një fushë në Leninskoje të Kirgizisë.
4
Njerëzit ecin pranë një paraqitjeje artistike të presidentit rus, Vladimir Putin, të bërë nga Kriss Salmanis, nga Letonia. Fotografia është bërë jashtë Ambasadës ruse në Bukuresht.