Pasojat e luftës në Ukrainë dominojnë fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët në rajonet ku transmetohet Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Valona Tela)
Fotografitë e javës

5
Monumenti i poetit ukrainas, Taras Shevchenko - një figurë e lartë në kulturën ukrainase - duket i dëmtuar nga plumbat në qytetin Borodianka të Ukrainës.

6
Një kishë ortodokse pranë një rafinerie nafte, që mori flakë pas një sulmi me raketa, pranë qytetit Odesa të Ukrainës.

7
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, flet me gazetarët, pas vizitës në qytetin Buça, ku forcat ruse kanë vrarë dhe masakruar disa banorë, 4 prill.

8
Banorja vendase, Viktoria Mukhina, mbjell lule me vajzën e saj, Miroslava, pranë një pallati të dëmtuar nga granatimet ruse në qytetin e Mariupolit, më 4 prill.