Vapa e madhe nëpër Evropë, sulmet raketore ruse në vendbanimet ukrainase dhe shënimi i Ashures nga myslimanët shiitë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fotografitë e javës

9
Një grua e plagosur nga një sulm raketor rus duke larguar mbeturinat nga shkallët e njollosura me gjak në fshatin Kindrashçivka, në rajonin e Harkivit, në Ukrainë, më 16 korrik.

10
Një djalë që u lëndua nga shembja e një çatie, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, duke u dërguar në një spital, në Xhalalabad, Afganistan, më 15 korrik. Të paktën 35 persona u vranë dhe 230 të tjerë u lënduan në lindje të Afganistanit, pasi shiu i madh, i shoqëruar me shtrëngata, shkuli pemë, rrënoi mure dhe shembi çati shtëpish.

11
Myslimanë shiitë duke goditur veten me thika të lidhura për zinxhirë, para një kali, që simbolizon kalin që kishte bartur imam Hysenin gjatë Betejës së Qerbelasë, gjatë ritualeve për muajin e Muharremit, në Lahore, Pakistan, më 16 korrik. Gjatë Muharremit, muaji i parë i kalendarit islamik, shiitët kujtojnë vdekjen e Hysenit, nipit të profetit Muhamed, në Betejën e Qerbelasë, në Irakun e sotëm, në shekullin e shtatë.

12
Një burrë duke vrapuar në një park në Bukuresht, Rumani, më 15 korrik, ditë kur temperatura maksimale ishte 42 gradë celsius.