Dëmet nga vërshimet në Kosovë, protestat në Rusi dhe në Bullgari janë disa prej ngjarjeve të pasqyruara në këtë fotogaleri që ndodhën në javën që po e lamë pas, në vendet nga ku raporton Radio Evropa e Lirë. Më shumë fotogaleri mund të gjeni KËTU.
Java përmes fotografive
13
Dora e artistes ruse, të quajtur Alla Urban shihet në veprën artistike të quajtur “Pyetjet”. Kjo vetër e Urban është ekspozuar në një galeri në Moskë. (AP/Pavel Golovkin)
14
Punëtorët e gastronomisë marrin pjesë në protestën kundër masave kufizuese në Sofje të Bullgarisë më 27 janar. (AFP/Dmitar Dilkoff)
15
Një gjimnaste pushon, teksa një atlete tjetër shikon garën e parë të gjimnastikës ritmike për meshkuj, që u mbajt në Moskë. (AFP/Natalia Kolesnikova)
16
Një hungareze, që ka vendosur maskë për t’u mbrojtur nga pandemia, merr pjesë në shërbimet e Kishës Luteriane në Csovari. Shërbimet kjo kishë po i mban në ambient të hapur. (AP/Laszlo Balogh)