Vërshimet në Kosovë, mbajtja e disa karnavaleve në pandemi dhe ngjarje të tjera janë të pasqyruara në fotogalerinë e javës, që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur nga rajonet që raporton. Më shumë fotogaleri gjeni KËTU.
Java përmes fotografive
13
Migrantët presin në radhë për të marrë ushqim në Bihaq në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës më 11 janar.(Reuters/Marko Djurica)
14
Ati Stephan, një prift ukrainas-grek, ka veshur rroba të posaçme kundër koronavirusit. Ai ka vizituar pacientët me COVID-19 që gjenden në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Lviv të Ukrainës. (AP/Evgeniy Maloletka)
15
Një burrë ecën në një rrugë të çarë pas reshjeve të shiut dhe borës në fshatin Sverkë në Kosovë.(AFP/Armend Nimani)
16
Pothuajse 50 çifte të minoritetit hindu në Pakistan, marrin pjesë në një dasmë masive në Karaçi të Pakistanit.(epa-EFE/Shahzaib Akber)