Vërshimet në Kosovë, mbajtja e disa karnavaleve në pandemi dhe ngjarje të tjera janë të pasqyruara në fotogalerinë e javës, që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur nga rajonet që raporton. Më shumë fotogaleri gjeni KËTU.
Java përmes fotografive
5
Qytetarët bullgarë marrin pjesë në Karnavalin Kukeri në fshatin Dolna Sekirna më 13 janar. (AFP/Nikolay Doychinov)
6
Një burrë shpon akullin në Lumin e ngrirë Sumka në afërsi të një manastiri në Tatarstan, teksa bën gati vrima në akull, në mënyrë që besimtarët të futen në të gjatë festimeve të Epifanisë. (TASS/Yegor Aleyev)
7
Njerëz të veshur me kostume, marrin pjesë në ditën e karnavalit për të shënuar ditën e Shën Vasilit në fshatin Vevçani të Maqedonisë së Veriut. Ky karnaval është njëri prej më të famshmëve në Ballkan. Besohet se ai është i vjetër mbi 1,400 vjet dhe bazohet në besimet pagane. (epa-EFE/Nake Batev)
8
Një burrë lahet në Lumin e ngrirë Neva në Shën Petersburg të Rusisë. Temperatura në Shën Petersburg është -15 gradë Celsius. (AP/Dmitri Lovetsky)