Finlanda mbyll kufirin me Rusinë për shkak të emigrantëve
Finlanda ka njoftuar se pika e fundit kufitare me Rusinë do të mbyllet të enjten, mes shqetësimeve se Moska po i shfrytëzon emigrantët si pjesë e një "lufte hibride" për destabilizimin e vendit nordik, pas anëtarësimit të tij në NATO. (Përgatiti: Gentiana Kadrija)

5
Emigrantët me biçikleta shoqërohen nga rojet kufitare finlandeze pranë pikës kufitare në Salla, më 21 nëntor.
Të dhënat e Gardës Kufitare dhe fotot nga mediat tregojnë se shumica e emigrantëve janë në të 20-at dhe 30-at e tyre, por disa janë familje me gra dhe fëmijë.
Të dhënat e Gardës Kufitare dhe fotot nga mediat tregojnë se shumica e emigrantëve janë në të 20-at dhe 30-at e tyre, por disa janë familje me gra dhe fëmijë.

6
Shefi i stacionit kufitar, Kimmo Louhelainen, tregon një kontejner me biçikleta të konfiskuara, të cilat janë përdorur nga migrantët për të kaluar kufirin.
Finlanda, një vend me 5.6 milionë banorë, zemëroi Moskën kur iu bashkua NATO-s në prill, duke i dhënë fund neutralitetit ushtarak prej dekadash, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Finlanda, një vend me 5.6 milionë banorë, zemëroi Moskën kur iu bashkua NATO-s në prill, duke i dhënë fund neutralitetit ushtarak prej dekadash, pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

7
Stacioni kufitar Raja-Josepi. Finlanda pret ende rritje të numrit të emigrantëve, para mbylljes së pikës së fundit kufitare.

8
Kushtet për emigrantët që kalojnë nga Rusia në Finlandë mund të jenë të rrezikshme pasi temperaturat lëvizin ndërmjet -20 dhe -6 gradë Celsius, thotë Instituti Meteorologjik i Finlandës.
Me afrimin e solsticit dimëror, kohëzgjatja e ditës është pak më shumë se dy orë.
Me afrimin e solsticit dimëror, kohëzgjatja e ditës është pak më shumë se dy orë.