Qytetarë iranianë u mblodhën për të festuar në rrugët e Teheranit, pasi forcat iraniane nisën sulme ajrore kundër Izraelit, natën mes 13 dhe 14 prillit. Izraeli, megjithatë, tha se forcat e tij dhe ato aleate rrëzuan shumicën e raketave dhe dronëvve përpara se ata të godisnin. (Përgatiti: Valona Tela)
Iranianët festojnë pas sulmeve ajrore kundër Izraelit

1
Iranianët festuan në Teheran, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisi sulme ajrore kundër Izraelit. Ushtria izraelite tha se bashkë me forcat aleate i kanë shkatërruar shumicën e dronëve dhe raketave iraniane, përpara se të godisnin në caqe.

2
Sulmi i Iranit ishte i pari i drejtpërdrejtë në territorin e Izraelit.

3
Qytetarët u mblodhën me flamuj iranianë dhe palestinezë në Sheshin e Palestinës në Teheran.

4
Disa qytetarë duke festuar në rrugët e Teheranit.