Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë të hënën e 2 majit Festën e Fitër Bajramit. Festa zgjat edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.
Në Kosovë, manifestimi kryesor i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.
Kjo festë pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
(Përgatiti: Valona Tela)
Festa e Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive

1
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

2
Një pamje nga ajri tregon besimtarët duke falur Fitër Bajramin në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

3
Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë Gazi-Husref Bej në Sarajevë.

4
Besimtarët duke falur Fitër Bajramin jashtë Xhamisë Gazi-Husref Bej në Sarajevë.