Ndërlidhjet

120 milionë fëmijë punojnë!

Vlerësimet e fundit globale sugjerojnë se rreth 120 milionë fëmijë, të moshës 5 deri në 14 vjeç, janë të përfshirë në punë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës thotë se kjo dukuri është pasojë e varfërisë, mungesës së punës së denjë për të rritur dhe mungesës së mbrojtjes sociale.

Organizata po ashtu thekson se autoritetet kanë dështuar të sigurojnë se të gjithë fëmijët ndjekin shkollimin deri në moshën minimale ligjore për pranim në punësim.

Vërejtjet vijnë në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, e cila, nga viti 2002, shënohet çdo 12 qershor dhe synon të përqendrojë vëmendjen te shkalla globale e punës së fëmijëve dhe veprimet që duhen ndërmarrë për ta eleminuar atë. (v.t.)

XS
SM
MD
LG