Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

17
Një mjek vrapon drejt një ambulance ndërsa në duar mban një fëmijë palestinez të plagosur, në Gaza, 9 tetor 2023.

18
Një fëmijë pushon ulur në valixhe. Palestinezët me shtetësi të dyfishtë janë mbledhur jashtë pikës kufitare Rafah me Egjiptin me shpresën për të marrë leje për t'u larguar nga Gaza, në mes të konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez, në Rafah në Rripin jugor të Gazës, 16 tetor 2023.