Fëmijët e Gazës përballë brutalitetit të luftës
Qindra fëmijë po vazhdojnë të përballen me dhunën në Gazë, mes bombardimeve izraelite, të cilat deri më tani i kanë marrë jetën mbi 3.700 palestinezëve, dhe kanë lënë të plagosur më shumë se 12.000 të tjerë. Popullata e Gazës është kryesisht e moshës së re, teksa rreth 65 për qind e banorëve janë nën moshën 24-vjeçare. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një burrë palestinez mban një vajzë të plagosur në vendin e sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.

6
Një burrë duke mbajtur në krahë një fëmijë të vogël pas sulmeve izraelite, në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës, 14 tetor 2023.

7
Një vajzë palestineze duke qarë ndërsa shihet e lënduar si pasojë e sulmeve izraelite, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 14 tetor 2023.

8
Fëmijët palestinezë, të cilët u larguan nga shtëpia e tyre mes sulmeve izraelite, strehohen në një qendër të drejtuar nga Kombet e Bashkuara, pas thirrjes së Izraelit për më shumë se 1 milion civilë në Gazën veriore që të zhvendosen në jug, në Khan Younis, Rripi i Gazës, 18 tetor 2023.