Turma njerëzish u mblodhën të premten te Shën Sofia në Stamboll, monumenti që është rikthyer në xhami, dy javë më parë. Besimtarët falën Xhumanë atje për herë të parë qysh në vitin 1934.
Falja e Xhumasë te Shën Sofia

1
Myslimanët në Stamboll e falën Xhumanë në Xhaminë e Madhe të Shën Sofisë, dy javë pasi presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, e riktheu monumentin historik në xhami.

2
Rreth 1,000 njerëz u lejuan të hynin brenda, pasi kaluan postblloqe të sigurisë, ndërsa të tjerët u falën jashtë.

3
Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi Aja Sofia, u shndërrua në xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës - Stambollit të sotëm - më 1453. Statusi i saj u ndryshua në muze, më 1934, nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.

4
Një gjykatë turke e ktheu statusin e saj në xhami, dy javë më parë, dhe presidenti turk, Erdogan, i cili u fal të premten në Aja Sofia, e nënshkroi dekretin për xhami.