Evakuime masive pas shkatërrimit të digës ukrainase
Pas shkatërrimit të digës Nova Kahovka, në zonën e okupuar nga rusët në rajonin e Hersonit, në Ukrainë, banorët janë nxitur të evakuohen mes paralajmërimit se nivelet në ngritje të ujit mund të arrijnë në “nivele kritike” brenda orëve. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Banorja vendëse, Tetyana, duke mbajtur kafshët e saj shtëpiake, qentë Tsatsa dhe Chunya, teksa qëndronte brenda shtëpisë së saj të përmbytur në qytetin-port ukrainas Herson, më 6 qershor.

2
Banorët lokalë duke u përpjekur të ngasin biçikletat e tyre nëpër një rrugë të vërshuar në Herson.

3
Një grua duke lëvizur nëpër një rrugë të përmbytur në Herson.
Qyteti, i cili para luftës numëronte gati 300 mijë banorë, tani po përballet me një katastrofë të re humanitare. Shumica e infrastrukturës së Hersonit është shkatërruar gjatë një okupimi tetëmuajsh rus.

4
Një banor duke bërë gjeste teksa lëvizte nëpër një zonë të vërshuar në Herson.
Kievi e ka akuzuar Moskën se e ka hedhur në erë digën e madhe të kohës sovjetike mbi lumin Dnjepër, në atë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur akt “terrorizmi”.
Kievi e ka akuzuar Moskën se e ka hedhur në erë digën e madhe të kohës sovjetike mbi lumin Dnjepër, në atë që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur akt “terrorizmi”.