Euromaidan -- emër që iu dha protestuesve pro-evropianë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev -- filloi më 21 nëntor 2013, kur më shumë 2 mijë protestues u mblodhën në qendër të "Maidan Nezalezhnosti" (Sheshin e Pavarësisë). Lëvizja, e nxitur nga vendimi i presidentit Viktor Yanukovych për të mos nënshkruar një pakt për marrëdhënie më të afërta me Bashkimin Evropian, filloi si lëvizje paqësore, por nuk përfundoi në atë mënyrë. Dhuna filloi më 30 nëntor, kur policia u përlesh me protestuesit. Disa muaj më vonë, Yanukovych u largua nga shteti, dhe rreth 100 protestues mbetën të vrarë.
Lufta në Ukrainë dhe evoluimi i Euromaidanit

18
Tendat e protestuesve anti-qeveritarë shihen në Sheshin e Pavarësisë të Kievit, derisa temperaturat kishin rënë në minus 19 gradë celsius, më 30 janar.

19
Në këtë fotografi të marrë nga një video e Radios Evropa e Lirë, shihen persona të sigurisë ukrainase të cilët mbajnë në duar armë si kallashnikovë dhe snajperë, gjatë konfrontimeve me protestuesit në Kiev, më 20 shkurt, 2014. Në këtë ditë, besohet se dhjetëra protestues janë vrarë nga të shtënat.

20
Prestuesit qëndrojnë prapa barrikadave që u dogjën gjatë një përleshjeje në Kiev, më 20 shkurt.

21
Në këtë foto shihen protestuesit duke u djegur, pasi iu vu zjarri barrikadave në Kiev, më 20 shkurt. Numrat nuk janë të saktë, por aktivistët e Euromaidanit thonë se rreth 100 protestues u vranë gjatë protestave anti-qeveritare.