Dhjetëra emigrantë shpëtohen në ujërat e Detit Mesdhe
- Reuters
Organizata joqeveritare Open Arms shpëtoi dhjetëra emigrantë në Detin Mesdhe pas operacioneve të kërkim-shpëtimit. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Emigrantët duke notuar në ujë ndërsa presin që t'u vijë në ndihmë një varkë shpëtimi e organizatës Open Arms.

10
Një fëmijë shihet duke ngrënë derisa qëndron në bordin e një varke së bashku edhe me dy vajza të tjera, në pritje për t'u ndihmuar nga OJQ-ja Open Arms.

11
Një emigrant mban një foshnjë derisa qëndron në një varkë.

12
Emigrantët marrin udhëzime nga anëtarët italianë të Rojës bregdetare (Guardia Costiera) pranë anijes së shpëtimit Astral, të OJQ-së Open Arms në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës, në Detin Mesdhe, natën e 10 gushtit 2024.