Burra ukrainas (dhe një qen) rrezikojnë jetën e tyre për të larguar eksplozivët nga fusha e betejës, derisa pushtimi rus i Ukrainës hyn në një fazë të re. (Përgatiti: Valona Tela)
Pastrimi i mbeturinave vdekjeprurëse të luftës

1
Ushtarët ukrainas mbajnë një predhë të pashpërthyer afër Motizhinit - një fshat në perëndim të Kievit, më 10 prill.

2
Një ushtar merr me kujdes një bombë me municion thërrmues në Motizhin, më 10 prill. Bombat thërrmuese janë të dizajnuara në atë mënyrë që të shpërndahen në një zonë më të madhe. Më shumë se 100 vende kanë nënshkruar një traktat që ndalon përdorimin e tyre, por Ukraina dhe Rusia nuk janë nënshkruese.

3
Një ushtar mban njërën prej disa predhave të pashpërthyera pranë Motizhinit, më 10 prill. Agjencia e Emergjencave e Ukrainës ka paralajmëruar civilët për "shumë" eksplozivë - potencialisht vdekjeprurës - që fshihen në zonat e çliruara së voni nga pushtimi rus.

4
Predha pranë një tanku rus në periferi të Kievit, më 5 prill. Autoritetet ukrainase u kanë kërkuar civilëve që të mos ndezin zjarr në zona, si dhe t'i paralajmërojnë fëmijët "pothuajse çdo ditë" që të mos kapin me duar objekte të panjohura.