Dhjetë ditë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ukrainasit vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre. Bazuar në shifrat e Kombeve të Bashkuara, gati 1.37 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur ndodhi sulmi i parë mbi Ukrainë.
Eksodi i ukrainasve

13
Një grua, së bashku me qenin e saj, gjenden në pikën kufitare në Vysne Nemecke, Sllovaki më 5 mars. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mbi 1.3 milion persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit më 24 shkurt.

14
Një vullnetar mban një fëmijë që po ikën nga pushtimi rus i Ukrainës, në vendkalimin kufitar në Velke Slemence, Sllovaki, 5 mars 2022.

15
Njerëzit pushojnë në një qendër të përkohshme për refugjatët, pasi ata ikën nga pushtimi rus i Ukrainës. Kjo qendër e improvizuar gjendet në stacionin e trenit në Przemysl, Poloni. Fotografia është realizuar më 4 mars 2022.