Eksodi masiv nga Nagorno-Karabaku
Dhjetëra mijëra armenë etnikë kanë ikur nga Nagorno-Karabaku për në Armeni, shumica prej tyre të uritur dhe të lodhur nga udhëtimi, por edhe të shqetësuar për paqartësitë që i presin. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)

9
Refugjatët në Goris, në jug të Armenisë, para se të nisen drejt Jerevanit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, më 26 shtator se ai duhet të mbrojë civilët në Nagorno-Karabak.

10
Refugjatët armenë të mbledhur në një qendër për regjistrim të Kryqit të Kuq në Goris. Blinken po ashtu i tha Aliyevit se duhet të ketë qasje të papenguar humanitare në Nagorno-Karabak.

11
Një person i plagosur gjatë një shpërthimi në një pikë karburantesh në Stepankert, Nagorno-Karabak. Ai ndihmohet nga një person tjetër për të hipur në një autoambulancë pasi ka arritur në qendrën për djegie në Jerevan. Avokati për të drejtat e njeriut në rajonin e shkëputur, Gegham Stepanian, i tha Radios Evropa e Lirë se 68 persona kanë vdekur nga shpërthimi, i cili ndodhi në kohën kur banorët që po tentonin të iknin për në Armeni po prisnin në radhë të furnizonin makinat e tyre me karburante. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.

12
Një grua e moshuar, e lënduar në kokë, pret para një qendre për refugjatë në Goris më 27 shtator. Familja e saj u përfshi në një aksident trafiku në kohën kur po iknin nga Nagorno-Karabaku. Në total, 192 trupa azerbajxhanase u vranë dhe 511 të tjerë u plagosën gjatë ofensivës së javës së kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Azerbajxhanit më 27 shtator.