Ndërlidhjet

Tërmet shkatërrues në Afganistan

Një tërmet i fuqishëm, prej 7.5 shkallësh të Richterit, ka goditur rajonin Hindu Kush të Afganistanit, ndërsa është ndjerë rëndë edhe në Pakistan dhe Indi.

Zyrtarët në Pakistan kanë raportuar për 130 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Afganistan për më shumë se 60. Numri i viktimave pritet të rritet.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në Pakistan thonë se tërmeti ka prekur më së shumti Luginën Suat.

Dridhjet e tokës kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa rajone. Po ashtu ka pasur rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të trafikut në zona të ndryshme të Kashmirit, pjesës që administrohet nga India.

XS
SM
MD
LG