Dronë dhe raketa ruse sulmojnë qytetet e Ukrainës
Komanda ushtarake e Kievit thotë se ka rrëzuar 35 dronë vetëvrasës dhe 16 raketa që janë përdorur për ta sulmuar territorin ukrainas gjatë natës, më 8 maj, ndërsa inteligjenca ukrainase paralajmëroi për mundësinë e provokimeve ruse me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës.

1
Ekipet ukrainase të shpëtimit punojnë në periferi të Odesës në Ukrainë, vend i cili u sulmua gjatë natës së 8 majit.

2
Shpërthimi i një droni shihet në qiellin mbi Kiev gjatë një sulmi me dronë rus, më 8 maj.

3
Pasojat e një sulmi raketor rus në Odesa.

4
Një zjarrfikës punon në vendin ku depot e magazinimit u dëmtuan rëndë nga një sulm me raketa ruse në rajonin e Odesës, më 8 maj.