Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit u shënua në mbarë botën në kohë pandemie të koronavirusit më 27 janar 2021.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit nëpër botë

1
Një video-instalacion në Memorialin e Brzezinka gjatë përkujtimit të 76-të të çlirimit të Aushvicit u zhvillua në kohë të pandemisë COVID-19, në Oswiecim, Poloni, 27 janar 2021. Vlerësohet se rreth 15 milionë hebrenj, romë dhe sinti, homoseksualë, sllavë, individë me nevoja të vecanta, të burgosur politikë dhe të tjerë u vranë në gjenocidin nazist në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2
Një lule shihet pranë fjalës 'Auschwitz' në Mmorialin Gleis 17 (Platforma 17), një platformë në stacionin e trenit Berlin-Grunewald nga ku qytetarët hebrenj u dëbuan me tren për në kampet e përqendrimit nazist mes viteve 1941 dhe 1945, në Berlin, Gjermani, 27 janar 2021.

3
Një burrë shihet në një ceremoni me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Muzeun Hebraik dhe Qendrën e Tolerancës në Moskë, Rusi, 27 janar 2021.

4
Të mbijetuarit e Holokaustit mbajnë maska në fytyrë, si dhe mbajnë distancë nga njëri-tjetri derisa marrin pjesë në ceremoninë vjetore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit që sivjet po mbahet në ambiente të hapura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Qyteti verior i Izraelit Haifa, 27 janar 2021.