Rajoni proteston për të drejtat e grave
Me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara” kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, protestoi të mërkurën, në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë. Protesta u mbajtën edhe në Tiranë, Sarajevë, Podgoricë e Beograd në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
"Stop femicidit" kishte shkruar një vajzë në fytyrën e saj gjatë marshimit në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

2
“Marshojmë s’festojmë” ishte slogani i sivjetmë i marshit ku u bë thirrje për më shumë siguri për vajzat dhe gratë në Kosovë.

3
Protesta nisi para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe vazhdoi edhe në sheshin Zahir Pajaziti në mesditë.

4
Përfaqësues të Rrjetit të Grave të Kosovës u kanë thënë të mërkurën mediave se as këtë vit nuk do të festohet, pasi gjendja e grave në shoqëri vazhdon të mbetet shqetësuese.