Rusia zgjeroi sulmin ndaj Ukrainës në periferi të kryeqytetit Kiev më 25 shkurt, pasi e sulmoi nga toka, deti dhe ajri një ditë më parë. Presidenti ukrainas, Zelenskiy, tha se ushtria ruse kreu sulme ajrore në qytete dhe baza ushtarake dhe dërgoi trupa dhe tanke, që vranë 137 civilë dhe personel ushtarak.
Dita e dytë e sulmeve shënjestroi banesa

1
Një grua ecën para një ndërtese banimi të dëmtuar në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas Kiev, ku dyshohet se goditi një predhë ushtarake, më 25 shkurt 2022.

2
Një djalë i vogël qëndron para një ndërtese banimi, për të cilën vendasit thanë se ishte dëmtuar nga bombardimet e fundit, në Yasynuvata, rajoni i Donjeckut.

3
Një vajzë e vogël kalon pranë një ndërtese banimi, për të cilën vendasit thanë se ishte dëmtuar nga bombardimet e fundit, në qytetin Yasynuvata të kontrolluar nga separatistët në rajonin e Donjeckut, Ukrainë, 24 shkurt 2022.

4
Një burrë shikon nga dritaret e dëmtuara të një ndërtese banimi në rrugën Koshytsa, një periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, ku dyshohet se goditi një predhë ushtarake, më 25 shkurt 2022.