Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze
Në Prishtinë më 12 korrik është hapur muzeu “Burgu i Idealit”, që është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore. Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg. Ministria e Kulturës tha se ka marr materiale të nevojshme nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, përfshirë edhe mbi 9,000 emra të ish të burgosurve nga viti 1945. Muzeu do të punojë me orar të plotë nga ora 10 deri 19, çdo ditë përveç të hënave, ku vizitorët do të priten nga një ciceron i angazhuar me orar të plotë.

9
Mbi 9,000 persona, që nga viti 1945, kanë vuajtur dënimet në këtë burg.

10
Aktualisht është hapur vetëm kati i parë i burgut, ku po shfaqet ekspozita "Burgu i Idealit".
![“Ajo ndërtesë [Burgu i Prishtinës] edhe po të mos ketë asnjë fjalë përshkruese, ka peshën e vet emocionale që sapo të hyjnë vizitorët e kuptojnë menjëherë historinë e rëndë të saj”, tha për REL-in, këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozafa Imami.](https://d1zuw03kqth0c5.cloudfront.net/08a40000-0a00-0242-bb91-08da6429a1d1_w1024_q10_s.jpg)
11
“Ajo ndërtesë [Burgu i Prishtinës] edhe po të mos ketë asnjë fjalë përshkruese, ka peshën e vet emocionale që sapo të hyjnë vizitorët e kuptojnë menjëherë historinë e rëndë të saj”, tha për REL-in, këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rozafa Imami.

12
Në korridoret dhe qelitë e burgut janë vendosur edhe informacione të ndryshme për historikun e kësaj ndërtese.