Mijëra njerëz në Bosnje dhe Hercegovinë u mblodhën të dielën për të përkujtuar masakrën e Srebrenicës - gjenocidin e vetëm të njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore - dhe për të varrosur eshtrat e 19 viktimave të identifikuara së voni. Masakra ndodhi në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. (Përgatiti: Valona Tela)
Lamtumirë 19 viktimave të Srebrenicës

1
Mijëra njerëz morën pjesë në shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, më 11 korrik, 2021.

2
Forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

3
Eshtrat e 19 viktimave të Srebrenicës, të identifikuara së voni, u varrosën të dielën në Qendrën Përkujtimore Potoçari.

4
Mevlida Aliq varrosi vëllain e saj, Jusuf Aliq.