Ukrainasit e dërrmuar vazhdojnë luftimet pranë Bahmutit
Pjesëtarët e brigadës së tretë sulmuese të Ukrainës janë përfshirë në luftime me trupat ruse afër qytetit të shkatërruar të Bahmutit, që gjendet në lindje të shtetit.

1
Një ushtar ukrainas duke i dhënë ndihmën e parë një bashkëluftëtari të tij 19 vjeç, që u plagos më 4 shtator. Ky njësit zhvilloi luftime me forcat ruse afër qytetit lindor të Bahmutit. Situata përgjatë frontit lindor vazhdon të jetë e vështirë për trupat e Ukrainës, teksa ata mbrojnë dhe parandalojnë humbjen e bastioneve, tha më 6 shtator gjenerali Oleksandr Syrskiy, i cili udhëheq forcat tokësore ukrainase.

2
Një ushtar ukrainas duke shkuar në pozicionin e tij. “Armiku nuk heq dorë nga planet e tij që të arrijë në kufijtë e rajonit të Donjeckut dhe Luhanskut”, shkroi gjenerali Syrskiy në Telegram.

3
Një ushtar ukrainas gjen strehë në një llogore pas granatimeve ruse. “Detyra jonë kryesore është që të kemi mbrojtje të qëndrueshme, të parandalojmë humbjen e bastioneve dhe pozicioneve tona në drejtim të Kupjanskut dhe Limanit, por edhe që suksesshëm të përparojmë për të arritur në vijat e përcaktuara në drejtim të Bahmutit”, th Syrskiy.

4
Një ushtar ukrainas duke u fshehur në një llogore pas bombardimeve ruse.